Kozeta Zavalani (Per vetveten)

Navigate archive

first first September, 2010 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30

Newsletter
Email:

Poll: Pyetje
Cfare ju pelqene me shume teke merbraha

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Digg this story Botoni shkrimet tuaja
Rate this article
3.90


Font size: Decrease font Enlarge font

Quhem Kozeta Zavalani,

Qirjo. Jam gazetare e shkrimtare dhe kryeredaktore e revistës "Stina për ndryshim". Jam nënë e dy djemve Mendit 19 vjeç dhe Mikelit 16 vjeç dhe bashkëshorte e mjekut të përgjithshëm, Gjergj Zavalani. Jam diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës më 1981 dhe në 1984 jam specializuar për gazetari.

 

Qysh nga viti 1992 puna ime është përqëndruar në gazetari.Kam kryer një sere kualifikimesh pasuniversitare dhe kam kontribuar si lektore në konferencat : "Mbi menaxhimin e kohës" nga Vrije University, në Amsterdam të Hollandës, "Burimet njerëzore dhe lidershipi" nga Instituti ISIDA në Palermo të Italisë, "Gruaja, si force ekonomike në afirmim" nga CIPE dhe "Ne vendosim" nga WIPP dhe TIAW, Washington D.C. "Shkëmbimi i udhëheqjes së grave" në Los Angeles, Californi, "Rrjeti botëror i grave" në Marakesh të Marokut, "Forumi Ekonomik Europian" në Varshavë, Poloni, "ePSI-Net" ne Athine, Greqi, etj. Jam antare e Shoqatës së Gazetarëve Ndërkombëtarë Profesionistë dhe Rrjetit Botëror të Grave, duke bashkëpunuar me shoqatën "FIDAPA"në Itali, "Women and Peace" UNESCO në Greqi, "Dirigenteas" në Paris, WIN - Switzerland, GlobeWomen, CIPE, TIAW dhe WIPP ne Washington D.C.

 

Jam zgjedhur "Ambasadore e Paqes" nga Federata e Familjes per Paqen Universale.Si pjesëmarrëse në Konferenca të ndryshme ndërkombëtare jam përpjekur të sjell shpirtin dhe përvojat e fituara prej tyre në vendin tim, për fuqizimin e shoqërisë shqiptare, të familjeve në përgjithësi dhe grave në veçanti.

 

Si rezultat kam bërë miq përjetë në të gjithë botën. Kam takuar gra të veçanta, të ndryshme dhe dinamike anembanë botës, duke ndarë përvojat e duke punuar së bashku për të njëjtin qëllim. Njerzit që kam takuar dhe përvojat që kam fituar prej tyre i kam ruajtur si thesaret më të çmuar të jetës sime.Synimet e mia janë të fitoj një përvojë të re dhe ta perdor në organizimin dhe mbajtjen e temave mbi rrjetin nderkombëtar të grave VIP, menaxhere, profesioniste dhe sipërmarrëseve, që drejtojnë dhe po përgatiten të udhëheqin ndryshimet globale, revolucionet e mëdha dhe të vogla, në vendet e punës dhe në jetët e tyre, për ta bërë botën një vend më të mirë.

 

Shumë prej tyre më kanë shërbyer si protagoniste, më kanë frymëzuar në librat e mi "Gra që më kanë frymëzuar" dhe "Gjysmëbota", që përmbledh intervista me gra të suksesshmenga vendi dhe bota, realizuar në harkun kohor të 4 viteve (2002-2006). Publikova librin e pare nëpërmjet shtëpisë botuese "Afërdita"- që drejtohej nga zonja me të njejtin emër, e cila u nda papritur nga jeta që e donte kaq shumë. Prandaj në kujtim të saj po përsëris:Aferdita Balla Eshtë një grua ekspresive, fjalë-ëmbël e fytyrëqeshur, mjaft optimiste për jetën.

 

Ashtu si dhe emiri që mban, kur je pranë saj ndjan se ke pranë vetes dritën, mirësinë, bujarinë dhe dashurinë.Vendosa të punoj për "Familja dhe Media – Fuqia për Ndryshim" një shoqatë që unë e kam themeluar kohët e fundit, për të ndikuar në forcimin e pozicionit të familjes, nën parrullën "Një familje e shëndetshme për një shoqëri të shëndetshme". Familja shqiptare tradicionalisht ka qënë bartëse dhe përcjellese e virtuteve, luftuese dhe ndaluese e çdo dukurie negative. Jo se në të kaluaren gjithçka ka qënë roze, por e verteta është se në përgjithesi familja shqiptarë luante një rol të rëndësishëm për parandalimin e shumë dukurive negative, si dhe në zgjidhjen sa më të drejtë e sa më të shpejte, nëpërmjet formave dhe mënyrave të ndryshme. E verteta është se sot duket sikur diçka nuk funksionon. Shoqëria shqiptarë në ditet tona po kalon situata dhe po përjeton dukuri që bartin probleme të natyrave të ndryshme, me ngarkesa dhe pasoja negative, për sot dhe për nesër.

 

Dëgjohen për vrasje, për kontrabandë, për përdhunime, për grabitje, për imoralitete…Pse ndodhun gjithë këto dukuri negative?! Mos vallë ne shqiptarët abuzojmë me demokracinë?! Nuk është e vështirë të dallosh një çorroditje tepër gjithshme shoqërore, ndaj dhe është e nevojshme të theksohet se barra më e madhe e përgjegjësisë duhet të bjerë tek familja, nga gjiri i së ciles dalin, për fat të keq, ai kontigjent që përbën llumin e një shoqërie; dalin vrasës, kriminelë, hajdutë, mashtrues, njerës perversë…Gruaja, familja dhe media, duhet të jenë bërthama e parë e rëndësishme e injektimit me virtute, që duhet të jetë e përhershme dhe e vazhdushme, tek shoqëria me pjesëtarët e saj.

 

Vetëm kështu mund të fitojmë një shoqëri normale. Për të arrijtur këto paramatra është e nevojshme që bashkë me institucione të tjera të kordinojmë punën e përbashkët për fuqizimin e familjes dhe gjithë shoqërisë.Revista "Stina për ndryshim", si një revistë e re mbetet një strehë e re ku seicili të ndihet i lirë, jo vetëm për të folur për problemet e veta por gjithashtu për të gjetur miq të tjerë dhe për të shkëmbyer opinione.Qëllimi, ashtu si dhe vetë titulli është; të ndryshojmë dhe të përmirësojmë jetën tonë!Familja është shumë e rëndësishme për mua.

 

A e dini se çdo të thotë fjala Familje?FAMILY = (F)ATHER (A)ND (M)OTHER (I) (L)OVE (Y)OU E shqipëruar është-Baba e mama, unë ju dua ju! Qysh në fëmini, janë rrënjosur fort në ndërgjegjen time vlerat thelbësore dhe etika nga prindërit e mi, babai Vangjo dhe mamaja ime e dashur dhe e shtrenjtë, Anika, e cila ndonjëherë edhe nuk më ka kuptuar dhe nuk me ka dhënë të drejtë, unë gjithsesi jam munduar t’i ngjaj në shumë drejtime të jetës.

 

Lumturia ime bazohet në sinqeritet dhe ndihmë.Këtë kërkoj edhe prej bijve të mi Mendi e Mikeli, të cilëve njëkohesisht u kërkoj të falur, që shpesh nuk u ndodhem pranë. Suksesi është mjaft i rëndësishëm për mua, por unë nuk e dua suksesin në kurriz të shëndetit të familjes sime. Të qënit e shëndoshë, gjeneron energjinë dhe entusiazmin për punë. Pa shendet nuk ka punë, unë nuk mund t’a i magjinoj të kundërtën, do të ishte një boshllëk për mua. Ka mjaft njërëz, që kanë suksese të jashtëzakonëshme në biznes por jeta e tyre e shtepisë është rrëmujë.

 

Ne të gjithë e dijmë sa divorce ka kudo në botë. Unë nuk e dëshiroj suksesin në kurriz të jetës sime vetjake. Burri i m, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mua dhe unë nuk mund ta sakrifikoj atë, për hir të të bërit biznes. Të jesh i suksesëshëm, do të thotë të jesh e lumtur në jetë. Unë kënaqem me atë ç’ka jam duke bërë në jetë.Unë duhet t’a ndjej se jam duke kontribuar, duke bërë një ndryshim të vogël në botë dhe në jetët e njërëzve.E dij që do të jem duke punuar përgjithmonë.

 

Ky është fati i m, prandaj unë dua të marr kënaqësinë maksimale të asaj që kam zgjedhur, për të kaluar kohën e jetës sime.Në se unë nuk kënaqem nga puna i me, atëherë unë nuk kënaqem nga jeta. Puna që nuk më sjell kënaqësi është e pa perceptueshme për mua.Sukseses do të thotë shumë gjëra: Të duash dhe të jesh i dashur, të japësh dhe të pranosh, të mësosh dhe të rritesh. Ndaj unë them:

Mundesh Zot të më japësh kurajon të ndryshoj çfarë unë mund të ndryshoj, qetësinë për të pritur çfarë unë nuk mund të ndryshoj dhe zgjuarësinë, për të njohur-ndryshimet.

 

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Digg this story Botoni shkrimet tuaja

Post your comment

Comments (5 posted):

jani on 18 December, 2007 10:50:52
avatar
zvogeloshkrimin se nuk lexohesh
Flutura Maci on 19 December, 2007 05:16:31
avatar
Nga Amerika lexova poezite e tua dhe endrren per liri e drejtesi!M u duke si nje zog qe me vinte nga Atdheu im Shqiperi!
alketi on 17 January, 2008 01:41:19
avatar
Lexova ca nga fillimi dhe u hodha nga fundi. Stili i të shkruarit (në dukje si mburrje dhe është e tillë) të mërzit ca, pasi s'ka dhe aq rregull. Gjithcka është shkruar me "nxitim," a thua se hapesira e te shkruarit qe e kufizuar dhe se çdo vënd duhej mbushur me fjalë që ilustrojnë një jetë kaq të "begatë."
Fjalia e fundit fare se si Zoti do i japi kurajo gazetares sone te talentuar e të lumtur, është një perfundim pothuajse i çakërdisur dhe pa kuptim e shije intelektuale. Te shtosh ketu gabimet e shpeshta drejtshkrimore (presje gjithandej te vena sipas qejfit, po ashtu edhe vijat, si: per te njohur-ndryshimet)
Punë e bukur fort!
N.Aulon on 31 January, 2008 10:35:49
avatar
z.Kozeta!
Si e shpjegoni konkluzionin e nacionalistit te math z.ABAZ ERMENJIT se: "..komunizmi ne shqiperi u perkrah nga ata njerz qe ne rethin e tyre familjar e kishin shume te zbete ndjenjen e atdhedashurise..".Koha i tregoi pasojat katastrofike te shoqeris sone.Ne duhet ta heqim kete side nga trupi i shoqerise son.Ketu fillon hapi i pare i ruges suaj fisnike dhe shume delicate.Sinqerisht ju urj tju udheheq shprehja me force proverbiale e z. H.Klinton:LIRIA DHE PERPARIMI,NUK KANE LINDUR NGA HESHTJA."
tani tropoja on 04 June, 2008 10:47:10
avatar
Qe kur ti ke botuar kete(romanin)interneti ka filluar te ngadalesohet,ose me sakt,ka shtuar kile,hahahaha!

Post your comment comment

More news